Një autobombë ka shpërthyer jashtë gjykatës së Londonderry, në Irlandën e Veriut. Policia lokale ka marrë një telefonatë paralajmëruese dhe ka arritur të shkojë në vendngjarje për të evakuuar disa zyra para shpërthimit. Asnjë person nuk mbeti i lënduar. Ndërkohë që dy persona janë arrestuar. Policia bëri të ditur se dyshon që sulmi të jetë kryer nga një grup republikan disident.
Shpërthimi ndodhi në orën 20:15 të shtunën, pranë Bishop Street, përpara një gjykate. Dy të dyshuarit, rreth të 20-ave, vuri në dukje policia nga Irlanda Veriore, janë vënë në pranga. Hetuesit mendojnë se pas këtij sulmi fshihet “IRA e re”, një degë disidente e ushtrisë republikane irlandeze.
“Pista jonë kryesore është IRA e ri”, tha zëvendës shefi i policisë, Mark Hamilton, i cili e përshkroi këtë grup si “të vogël” dhe “kryesisht jo përfaqësues”.
-
Protestues të maskuar sulmojnë policinë dhe djegin shtëpi në Irlandën e Veriut
-
Evakuohen mbi 400 shtëpi në Irlandën e Veriut për të larguar një bombë të LDB-së
-
Sulm me bombë në Irlandën e Veriut, tentohet të vriten policë
-
Vritet një gazetare në Irlandë gjatë sulmeve të republikanëve ndaj policisë
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani