Policia në Irlandën e Veriut ka arrestuar tre burra pas tentativës për vrasjen e dy oficerëve në një sulm me bombë.
Një mjet i dyshuar shpërthyes i improvizuar dëmtoi një automjet policie në qytetin Strabane, por dy oficerët shpëtuan pa lëndime, raportoi The Guardian.
Hetuesit nga njësia e Hetimit të Terrorizmit arrestuan tre burra pasi kryen një numër kontrollesh në Strabane të premten mbrëma.
Banorët kanë përshkruar se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë. Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut tha se dukej se ishte një sulm i synuar dhe po trajtohej si tentativë për vrasje.
Përfaqësuesit e policisë dhe politikanët e dënuan sulmin.
“Qëllimi terrorist ishte të shkaktonte dhimbje dhe mjerim dhe ta kthente Irlandën e Veriut në epokat e errëta”, tha Liam Kelly, kryetar i Federatës së Policisë për Irlandën e Veriut. “Asgjë nuk fitohet nga një incident i tillë i pashpirt dhe i mbushur me urrejtje. Kërcënimi terrorist vlerësohet si 'substancial' dhe unë do t'u bëj thirrje të gjithë oficerëve që të rrisin vigjilencën e tyre".
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani
-
Policia hedh ujë mbi protestuesit në natën e dytë të dhunës anti-emigracion në Irlandë të Veriut
-
Tre policë të vdekur nga një shpërthim në Itali që dyshohet të jetë i qëllimshëm
-
Protestues të maskuar sulmojnë policinë dhe djegin shtëpi në Irlandën e Veriut
-
Evakuohen mbi 400 shtëpi në Irlandën e Veriut për të larguar një bombë të LDB-së