Së paku 25 ushtarë algjerianë e 17 civilë kanë vdekur në zjarret në lindje të kryeqendrës së Algjerisë, Algiers.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Algjerisë, Aymen Benabderrahmane. Dhjetëra ushtarë janë lënduar duke luftuar me zjarret në rajonin Kabylie, njofton BBC.
Temperatura deri në 46 gradë Celsius janë parashikuar për të mërkurën në këtë zonë.
Zjarret kanë shkatërruar pyje në disa shtete në Mesdhe në ditët e fundit, përfshirë Turqi, Greqi, Liban e Qipro.
Më tepër se 100 zjarre janë raportuar nëpër 17 provinca algjeriane.
Artikuj të ngjashëm
-
Flakët shkaktojnë vdekjen e së paku 65 personave në Algjeri
-
11 të vdekur nga një zjarr në një qendër kujdesi për fëmijë në Algjeri
-
Dy të moshuar digjen në shtëpinë e tyre në Itali nga zjarret që kanë përfshirë Mesdheun
-
Më shumë se 40 të vdekur nga zjarret në Mesdhe
-
Të paktën 26 të vdekur nga zjarret pyjore në Algjeri