Ka shkuar në 268 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Indonezinë të hënën.
Ekipet indoneziane të shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë nëpër mbeturina të martën për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti i fuqishëm që rrëzoi shtëpi dhe ndërtesa në një zonë shumë të populluar të provincës Java Perëndimore të Indonezisë, raportoi CNN-i të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo151 persona kanë mbetur të zhdukur dhe më shumë se 1,000 u plagosën, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB).
Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi rajonin Cianjur në Java Perëndimore rreth orës 13:21 sipas kohës lokale të hënën në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), duke shkaktuar shembjen e ndërtesave ndërsa mësimet në shkollë ishin duke u zhvilluar.
Shkalla e vdekjeve dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga tërmeti u bë gjithnjë e më e qartë të martën, pasi zyrtarët raportuan mospërputhje të mëparshme në numrin e raportuar të vdekjeve.
Më shumë se 22,000 shtëpi u shkatërruan dhe mbi 58,000 njerëz janë zhvendosur, tha të martën gjeneralmajori i BNPB Suharyanto.
Sipas raporteve të parë, shumica e viktimave të tërmetit janë fëmijë.