Guvernatori i Lvivit ka treguar se ka shkuar në 35 numri i personave që kanë vdekur si pasojë i sulmit me raketë në Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë të dielën në mëngjes, raporton “The Guardian”.
Maksym Kozytskyy në rrjetet sociale ka treguar se numri i të vdekurve ka shkuar nga nëntë në 35 dhe se 134 persona janë lënduar në sulmin në bazën ushtarake në Yavoriv që gjendet në periferi të Lvivit.
Baza është shumë pranë kufirit Ukrainë – Poloni.
Kozytskyy ka thënë se forcat ruse kanë sulmuar me afro 30 raketa bazën në Yavoriv.
Në bazë më herët kishte trajnues të huaj ushtarak nga Britania, SHBA-ja dhe shtetet tjera. Nuk është e qartë nëse ata ishin në bazë. Ukraina kishte mbajtur shumicën e stërvitjeve ushtarake me shtetet e NATO-s në këtë bazë.
-
Nëntë të vdekur nga sulmi ajror në bazën ushtarake në afërsi të Lvivit
-
Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga sulmi në Lviv, prej tyre tre fëmijë
-
Katër të vdekur në sulm me raketa në Lviv
-
Shkon në 47 numri i të vdekurve nga bombardimi në Chasiv Yar në Ukrainë
-
Shkon në 35 numri i të vdekurve nga bombardimi i një ndërtese në Ukrainën lindore