Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 35 numri i të vdekurve nga bombardimi i një ndërtese në Ukrainën lindore

Të paktën 35 persona kanë vdekur pasi raketat ruse goditën një ndërtesë banimi në qytetin Chasiv Yar në Ukrainën lindore të shtunën, tha Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Situatat Emergjente në rajonin e Donetsk, të martën në një deklaratë në Facebook.

“Që nga ora 11:00, trupat e 35 personave të vdekur, përfshirë 1 fëmijë (një djalë rreth 9 vjeç), u gjetën dhe u hoqën nga rrënojat e një ndërtese banimi 5-katëshe të shkatërruar nga granatimet në qytetin Chasiv Yar”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN-i të martën.

Nëntë persona u shpëtuan nga rrënojat dhe “më shumë se 320 tonë material i shkatërruar i ndërtesës u pastruan dhe u çmontuan”, thuhet në deklaratë.

Ekipet e emergjencës vazhdojnë të punojnë në vendngjarje, thuhet në njoftim.

Rusia mohon se ka sulmuar ndërtesë civile.

 

Edhe Shkon në 47 numri i të vdekurve nga bombardimi në Chasiv Yar në Ukrainë Botë Shkon në 47 numri i të vdekurve nga bombardimi në Chasiv Yar në Ukrainë