Qeveria e Haitit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur të shtunën vendin, duke lënë së paku 1.297 njerëz të vdekur dhe më shumë se 5.700 të plagosur, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të vendit.
Nga 1297 viktima, 1.054 janë në rajonin administrativ të Jugut, 119 janë në Grand’Anse, 122 janë në Nippes dhe dy janë në rajonin veriperëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërmeti shkatërroi 13,694 shtëpi dhe dëmtoi 13,785 të tjera, thanë zyrtarët e agjencisë.
Shkatërrimi ka bllokuar rrugët për furnizime mjekësore.
“Kur bëhet fjalë për nevojat mjekësore, kjo është urgjenca jonë më e madhe”, ka thënë kryeministri, Ariel Henry.