Zyrtarët në Haiti kanë konfirmuar se së paku 724 persona kanë vdekur pasi tërmetit të fuqishëm 7.2 shkallë Rihter që dridhi shtetin në Karaibe të shtunën, njofton BBC.
Trupat e kërkim-shpëtimit po kërkojnë në rrënoja për të gjetur ndonjë të mbijetuar.
Shtëpi, kisha dhe shkolla janë në mesin e objekteve që janë rrënuar nga tërmeti.
Disa spitale kanë mbetur të mbingarkuara dhe në nevojë për furnizime.
Ende nuk po dihet shifra e personave që janë zhdukur dhe së paku 2800 janë lënduar, sipas zyrtarëve të Haitit.
Edhe
Afër 2.000 viktima nga tërmeti në Haiti
Epiqendra e tërmetit të shtunën ishte rreth 12 kilometra nga qyteti Saint-Louis du Sud.