Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 42 të vdekur nga përmbytjet në Haiti

Mijëra shtëpi në Haiti janë përmbytur pas shirave të dendur gjatë fundjavës, duke lënë të paktën 42 të vdekur dhe 85 të lënduar, sipas një deklarate të lëshuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile e vendit të hënën.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, reshjet intensive të shiu shkaktuan vërshimin e disa lumenjve në të gjithë Haitin, të cilët shkaktuan përmbytje të shpejta, rrëshqitje gurësh dhe rrëshqitje dheu.

Mbi 13.000 njerëz janë zhvendosur dhe të paktën 11 të tjerë janë shpallur të zhdukur në pesë nga 10 departamentet e Haitit, shkruan CNN.

“Qeveria ime, në bashkëpunim me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, po merr masa urgjente për të përmbushur kërkesat e kohës”, ka shkruar në Twitter kryeministri hiatin Ariel Henry.

Numri i të vdekurve u rrit në masë të madhe të hënën derisa reshjet e dendura të shiut vazhduan.

Ekipet e reagimit emergjent dhe organizatat e ndihmës së shpejtë janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga përmbytjet.

Edhe Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje vdekjeprurëse në Haiti Botë Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje vdekjeprurëse në Haiti

Kombi i Karaibeve varet shumë nga ndihma humanitare.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e çështjeve humanitare paralajmëroi të hënën se përmbytjet mund të rifillojnë ende më shumë.

Rreziku pritet të vazhdojë gjatë sezonit të uraganeve, i cili filloi më 1 qershor.