Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkëputet linja kryesore energjetike në centralin bërthamor në Zaporizhzhia

zaporizhzhia

Centrali bërthamor i Zaporizhzhias në Ukrainë, i kontrolluar nga Rusia, ka humbur lidhjen me linjën e fundit kryesore të energjisë që kishte mbetur, tha mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, raportoi BBC të shtunën.

Centrali tani po mbështetet në një linjë rezervë për të furnizuar me energji përmes rrjetit të Ukrainës.

Zyrtarët lokalë pro-rusë thanë se shkëputja ishte shkaktuar nga "problemet teknike" që rezultuan nga granatimet. Të dyja palët akuzojnë tjetrën për granatimin e centralit.

Kjo vjen më pak se 48 orë pasi OKB-ja vendosi praninë e saj në central mes shqetësimeve në rritje të sigurisë.

Inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) mbërritën në central të enjten.

Pas inspektimit, shefi i agjencisë Rafael Grossi tha se integriteti i centralit ishte "shkelur disa herë".

Edhe Termocentrali i Zaporizhzhias humb burimin e fundit të energjisë së jashtme Botë Termocentrali i Zaporizhzhias humb burimin e fundit të energjisë së jashtme

Zaporizhzhia, në Ukrainën jugore, është centrali bërthamor më i madh në Evropë. Ai u mor nën kontroll nga Rusia menjëherë pasi pushtoi Ukrainën në shkurt.

Stafi ukrainas që vazhdon të operojë centralin thotë se trupat ruse e kanë përdorur atë si bazë ushtarake dhe se punëtorët në fakt mbahen nën kërcënimin e armëve.