Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkenctari gjen mënyrën për t’i shpëtuar koralet në Australi

Sistemi më i madh në botë i gurëve koralorë në Australi, “Great Barrier Reef”, ka humbur më shumë se gjysmën e koraleve gjatë tri dekadave të fundit.

Shkencëtarët druajnë se humbja, shkaktuar nga zbardhimi i shpeshtë, do ta dobësojë aftësinë për t’u rikuperuar.

Hughes, profesor dhe autor i studimit nga Qendra e Hulumtimeve Australiane për Studime Të Koraleve, bashkë me Andy Dietzel i përcollën koralet që nga viti 1995 deri më 2017.

Ata zbuluan se boshatisja e koraleve, posaçërisht koralet e degëzuara dhe ato në formë tryeze, ka kontribuar në humbjen e habitatit, duke zvogëluar biodiversitetin në ekosistem.

“Studimi është i pazakonshëm pasi kemi matur jo vetëm shtresën e koraleve, por edhe madhësitë e tyre të tanishme. Dhe kemi zbuluar se ka më pak korale të mëdha, të mesme dhe të vogla. Koralet e mëdha janë përgjegjëse për riprodhim dhe tani ka shumë më pak të tilla se që ka pasur para 25 vjetësh. Rrjedhimisht, ka edhe më pak korale të vogla. Ky ritëm mund të vazhdojë përderisa ngrohja globale vazhdon të dalë jashtë kontrolli”.

Ndryshimet e temperaturave të oqeanit i tensionojnë koralet e shëndosha, duke shkaktuar që t’i dëbojnë algat, që i kullon nga ngjyrat e tyre të gjalla. Ky proces quhet zbardhim.

Autorët e studimit kanë paralajmëruar se emetimi i gazeve serrë duhet të ulet menjëherë në mënyrë që koralet të shpëtojnë.

Edhe Ndryshimet klimatike kanë zhdukur gjysmën e koraleve australiane Lifestyle Ndryshimet klimatike kanë zhdukur gjysmën e koraleve australiane

“Mënyra e vetme për ndryshimin e kësaj trajektoreje është t’i kapemi problemit në rrënjë, që është ngrohja globale. Nëse nuk merrremi me emisionet e gazeve serrë, temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe ky sistem i koraleve nuk do të ekzistojë më”.

Një dritë shpëtimi tani është nëse mundohemi t’i arrijmë pikat e pajtuara në marrëveshjen e Parisit për të pasur 1 e gjysmë deri në 2 gradë të ngrohjes mesatare globale.

“Great Barrier Reef” përshkon 2,300 kilometra poshtë bregdetit verilindor të Australisë, hapësirë kjo sa gjysma e Teksasit. Ka qenë pjesë e trashëgimisë kulturore më 1981 nga UNESCO si ekosistemi më i gjerë dhe më madhështor i gurëve koralorë në tërë planetin.