Koalet e shpëtuara nga zjarret kanë shumë pak gjasa të shpëtojnë, pavarësisht nëse ato do të mbahen në vende të mbrojtura apo do të kthehen në vendin e tyre, thonë ekspertët.
Më shumë se 3 milionë hektarë në New South Wales janë përfshirë nga zjarret gjatë muajve të fundit, transmeton Koha.net.
Profesori ekologjik në Universitetin e Sydneyt, Chris Dickman ka vlerësuar se mbi 480 milionë gjitarë, zogj e zvarranikë janë mbytur, direkt apo indirekt nga zjarret.
“Disa gjëra me shumë gjasa nuk do të rikthehen”, ka thënë profesori.
“Janë afër gjysmë miliardi kafshë vendase”.
Edhe
Rreth tre miliardë kafshë kanë ngordhur apo janë zhvendosur si pasojë e zjarreve në Australi
Shkatërrimi i habitatit të koalave do të thotë se ato kanë shumë pak gjasa për riprodhim të gjeneratave të reja, e në mënyrë të veçantë në NSW.
{gallery}