Më shumë se gjysma e ndërtesave të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që kur Izraeli filloi hakmarrjen e tij për sulmet e Hamasit më 7 tetor, zbulon një analizë nga BBC.
Imazhet e detajuara shfaqin ndërtesat e shkatërruara nga intensifikimi i bombardimeve në jug të Gazës.
Izraeli vazhdimisht ju ka thënë palestinezëve të Gazës të lëvizin në jug, për sigurinë e tyre.
Në të gjithë Gazën, zonat e banuara nga civilët kanë mbetur të rrënuara, rrugët e frekuentuara tregtare të mëhershme janë kthyer në gërmadha, universitetet dhe fermat janë shkatërruar, me plot tenda të ngritura në kufirin jugor për të strehuar qindra njerëz të mbetur të pastrehë.
Rreth 1,7 milionë njerëz – më shumë se 80% e popullatës së Gazës – janë zhvendosur, me gati gjysmën të mbledhur në kufirin jugor, sipas Kombeve të Bashkuara.
Edhe
Gjysma e Gazës rrafsh me tokë
Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë thënë se kanë në shënjestër si trupat e Hamasit ashtu edhe “infrastrukturën terroriste”.
Tani, analizat satelitore të marra nga BBC tregojnë shkallën e vërtetë të shkatërrimit.
Qyteti jugor i Khan Younis është goditur veçanërisht keq javët e fundit, me më shumë se 38,000 (ose më shumë se 40%) ndërtesa tashmë të shkatërruara ose dëmtuara, sipas analizave. Gjatë më shumë se dy javëve të fundit, më shumë se 1,500 ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar.
Kulla Al-Farra – bllok banimi me 16 kate në qendër të qytetit, ndërtesa më e lartë në zonë – është rrafshuar më 9 janar. Pjesa më e madhe e lagjes është rrafshuar nga sulmet izraelite që nga fundi i dhjetorit.
“Forcat izraelite shënjestruan komplekset rezidenciale, sidomos zonën e qendrës së qytetit Khan Younis,” ka thënë Rawan Qaddah, një banore 20-vjeçare, e cila është zhvendosur dhe ka humbur kontaktin me familjen. Ajo përmendi shkollat mes shumë ndërtesave që ishin dëmtuar. Disa nga ndërtesat tashmë po përdoren për të strehuar njerëzit e zhvendosur përkohësisht.
FMI ka justifikuar veprimet e saj duke vënë në dukje se Hamasi qëllimisht futet në zonat civile dhe shpjegoi shkatërrimin e ndërtesave në lidhje me shënjestrimin e luftëtarëve.
Shumë nga vendet historike të Gazës kanë pësuar dëme të mëdha, duke përfshirë Xhaminë al-Omari e ndërtuar në shekullin e 7.
Edhe
Izraeli bën thirrje për evakuim të plotë të Gazës para operacionit tokësor
Scher, akademik që ka punuar me vlerësimin e dëmtimeve në Gazë, tha se shkalla e dëmeve dallon nga dëmet e të gjitha zonave, të cilat ai i ka analizuar.
“Ne kemi punuar në Ukrainë, kemi parë gjithashtu Alepon dhe qytete të tjera, por shkalla dhe ritmi i dëmeve është i jashtëzakonshëm. Nuk kam parë kurrë kaq shumë dëme të shkaktuara kaq shpejt,” ka thënë ai.