Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shifra të larta të infektimeve me COVID-19 në Francë, Itali e Turqi

Në 24 orët e fundit, një rritje e madhe e rasteve me koronavirus u regjistrua në Francë – 13.713, krahasuar me 3.411 një ditë më parë ose 8.083 të martën e kaluar.

Numri i pacientëve në kujdes intensiv ka rënë në 3.088, por gjithsesi i pamjaftueshëm për të përmbushur kushtet për zbutjen e masës së vendosur nga presidenti Emmanuel Macron, e cila është që numri i pacientëve në kujdes intensiv të jetë midis 2.500 dhe 3.000, raporton Reuters.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara deri më tani është 2.31 milionë, dhe në 24 orët e fundit, 454 vdekje janë regjistruar në shtëpi për të moshuar dhe të sëmurë, dhe 366 në spitale.

Ndërkaq në Itali janë raportuar 634 raste të vdekjeve nga COVID-19 dhe 14.842 raste të reja. Që nga fillimi i pandemisë e deri tash Italia ka raportuar 61.240 vdekje.

Në Turqi në 24 orët e fundit janë regjistruar 211 vdekje dhe 33.198 raste të reja me COVID-19.