Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme në Serbi

Foto: Reuters

Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të mërkurën propozimin për shfuqizimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Për propozimin e Qeverisë së këtij shteti kanë votuar 155 deputetë. Kundër këtij propozimi nuk ka qenë asnjëri deputet, njëri ka abstenuar dhe njëri nuk ka votuar.

Propozimi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme është miratuar pas një debati tërëditësh në parlament, raporton FoNet, transmeton KOHA.

Por, me gjithë shfuqizimin e gjendjes së jashtëzakonshme, masa të caktuara shkaku i pandemisë së koronavirusit mbesin në fuqi në Republikën e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm