Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor.
Të dielën e 17 dhjetorit do të mbahet votimi për Kuvendin e ri të Serbisë.
Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë, të cilat i shpalli sot kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq.
Vuçiq ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e botimit në gazetën zyrtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi pritet të mbahen më 25 tetor
-
Qeveria e Serbisë i kërkon Vuçiqit ta shpërndajë Kuvendin
-
Votuesit në Serbi presin që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë paqësore
-
Radhë të gjata para vendvotimeve në Serbi, pjesëmarrja deri në orën 09:00 arrin në 12%
-
Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë