Të gjitha aktivitetet e lidhura me zgjedhjet në Serbi janë pezulluar deri sa është në fuqi vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme, ka vendosur të hënën Komisioni Zgjedhor i këtij shteti.
Ky komision e ka miratuar një vendim të tillë gjatë takimit të së hënës mbrëma, gjë që nënkupton se me ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme do të konfirmohet data e re e zgjedhjeve, raporton B92, transmeton Koha.net.
Aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë pasi të merret vendimi për ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme, gjë që do të rregullohet përmes një dispozite të veçantë zgjedhore.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka shpallur të dielën gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e shtetit të tij, shkaku i koronavirusit.
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
- A do të rrëzohet sivjet nga pushteti autokrati serb Vuçiq?