Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i Wagnerit lajmërohet sërish, flet për tradhtinë e Rusisë

Forcat ruse pësuan “humbje të konsiderueshme” pasi filluan dhjetëra sulme rreth qytetit lindor të Bakhmutit gjatë 24 orëve të fundit, tha të martën ushtria ukrainase.

“Gjatë ditës së fundit, ushtarët ukrainas zmbrapsën më shumë se 140 sulme të armikut”, përgjatë vijave të frontit në të gjithë Ukrainën lindore, tha Shtabi i Përgjithshëm në përditësimin e tij të përditshëm.

Vendimi i Ukrainës për të përforcuar njësitë që mbajnë qytetin vjen në mes të tensioneve midis kreut të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, dhe Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

“Shumë nga ato sulme ishin në veri të Bakhmutit, ku forcat ruse po përpiqen të shkurtojnë aftësinë e ukrainasve për të hyrë në qytet, tha ai. “Gjatë 24 orëve të fundit, armiku ka kryer 37 sulme pranë fshatit Dubovo-Vasylivka”, tha ai, duke iu referuar një vendbanimi që shtrihet në veriperëndim të Bakhmutit.

Prigozhin është ankuar shpesh se luftëtarëve të tij po u privohet municioni, ndërsa pohoi se ata po bëjnë pjesën më të madhe të luftimeve rreth Bakhmutit.

Të hënën vonë ai shkroi në kanalin Telegram se të dielën i kishte shkruar “një letër komandantit të grupit SVO [operacioni special ushtarak] për nevojën urgjente për ndarjen e municioneve”. “Të hënën, në orën 8 të mëngjesit, përfaqësuesit tim në seli iu hoq leja dhe iu mohua aksesi në selinë e grupit”, pohoi Priogozhin.

Ai sugjeroi gjithashtu se Ukraina po ndante më shumë njësi për të “zhbllokuar” Bakhmutin.

 

Artikuj të ngjashëm