Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i Policisë së Ottawas jep dorëheqje si pasojë e protestave anti-vaksinim

Shefi i Policisë së Ottawas, Peter Sloly, ka dhënë dorëheqje pas disa ditëve kritika për mënyrën se si e ka menaxhuar protestën anti-vaksinim, që ka paralizuar qytetin, raporton BBC.

Protestuesit okupuan qendrën e kryeqytetit të Kanadasë për 19 ditë, duke bllokuar trafikun dhe duke zemëruar qytetarët.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, të hënën thirri Aktin e Emergjencave si “opsion të fundit” në reagim ndaj protestave. Me këtë mund t’u bllokohen edhe xhirollogaritë protestuesve.

Bordi i Shërbimit të Policisë së Ottawas, ka konfirmuar dorëheqjen e Slolyt në një takim publik të martën.

Në një prononcim në Twitter, Sloly, ka thënë se po jep dorëheqje me zemër të rënduar.