Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i OBSH-së thotë se nuk po mund t’u dërgojë para familjarëve që po vdesin në Etiopi

Foto: Reuters / ilustrim

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, ka zbuluar se ai nuk është në gjendje t'u dërgojë para të afërmve të tij "të uritur" në rajonin Tigray në Etiopi.

"Kam shumë të afërm atje. Unë dua t'u dërgoj para. Nuk mund t'u dërgoj para", tha ai në një konferencë për shtyp.

“Nuk e di as kush ka vdekur e kush është gjallë”, vazhdoi ai, raportoi BBC të premten.

Që nga fillimi i luftës në vitin 2020, rajoni është shkëputur nga bota e jashtme, pa telefon apo internet.

Qeveria e Etiopisë është akuzuar se ka vendosur një bllokadë ndihme në rajon, e cila pengoi dërgesat thelbësore.

Dhjetëra mijëra civilë kanë vdekur dhe miliona kanë nevojë urgjente për ndihmë ushqimore. Programi Botëror i Ushqimit thotë se pothuajse gjysma e popullsisë 5.5 milionëshe e Tigrayit ka nevojë "të madhe" për ushqim.

Edhe Shefi i OBSH-së thotë se tigrejasit e Etiopisë po vuajnë më shumë se ukrainasit Botë Shefi i OBSH-së thotë se tigrejasit e Etiopisë po vuajnë më shumë se ukrainasit

Nuk është hera e parë që Tedros, ish-ministër i Shëndetësisë në Etiopi, flet për luftën. Të mërkurën ai tha se situata ishte më e keqe se ajo në Ukrainë dhe sugjeroi se racizmi qëndron pas ndryshimit në reagimin global.

"Mund t'ju them se kriza humanitare në Tigray është më e madhe se në Ukrainë, pa asnjë ekzagjerim. Dhe e thashë shumë muaj më parë, ndoshta arsyeja është ngjyra e lëkurës së njerëzve në Tigray".