Prokurorët në SHBA kanë ngre padi ndaj një anëtari të pretenduar të mafisë japoneze, nën dyshimin se ka komplotuar për të trafikuar materiale nukleare, raporton “BBC”.
Takeshi Ebisawa (60), pretendohet se u mundua të shesë uran dhe pluton, që besohet se do të transferoheshin në Iran për të ndërtuar bomba nukleare.
Ebisawa dhe një i akuzuar tjetër nga Tajlanda, në prill të vitit 2022 ishin akuzuar për trafikim të armëve dhe drogës.
Ata përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë për akuzat e fundit.
Autoritetet amerikane thonë se Ebisawa – që po mbahet në burg në Brooklyn – është figurë e lartë në sindikatën japoneze të krimit të organizuar, të njohur si “Yakuza”. Sindikata operon në Shri Lanka, Birmani, Tajlandë por edhe SHBA ndër të tjera.
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka thënë se Ebisawa dhe ndihmësit e tij i kanë treguar një agjenti të fshehtë të Anti-Drogës së SHBA-së (DEA), “mostra të materialeve nukleare në Tajlandë”.
Agjenti ishte paraqitur si trafikues i drogës dhe armëve dhe po thoshte se ka lidhje me një gjeneral iranian.
Edhe
Lideri i mafias japoneze pranon fajësinë për trafikim të materialit bërthamor, narkotikëve e armëve
Mostrat nukleare – që vinin nga Birmania, u sekuestruan nga autoritetet tajlandeze dhe iu dorëzuan hetuesve të SHBA-së. Laboratori në SHBA konfirmoi se ishte uran dhe po ashtu pluton në shkallën për t’u përdorur për armë.
Prokurorët thanë se Ebisawa kishte blerë sasi të mëdha të këtyre materialeve nga grupet rebele në Birmani.
-
Buta në paraburgim, akuzohet për shitblerje të narkotikëve e armëmbajtje pa leje
-
Pakistanezi me lidhje me Iranin akuzohet se komplotoi vrasje politike në SHBA, përfshirë Trumpin
-
FBI-ja kërkon spiunin iranian që dyshohet se po komploton vrasjen e zyrtarëve amerikanë
-
Alibaba padit SHBA-në për akuzat mbi lidhje me ushtrinë kineze