Presidenti Joe Biden, me t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara, ka marrë lajmin për disfatën e demokratëve në zgjedhjet e Virxhinias në kohën kur ai po përballet me presion të madh për agjendën e tij sociale dhe klimatike në Kongres.
Në zgjedhjet e së martës për guvernatorin e Virxhinias republikani Glenn Youngkinn ka mposhtur Terry McAuliffe në një shtet që Bideni e kishte fituar me epërsi prej dhjetë për qind në zgjedhjet presidenciale.
Humbja ka sfiduar demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit në nëntorin e vitit të ardhshëm pasi mund të humbin kontrollin e Kongresit. Kështu do të vështirësohej edhe jetësimi i agjendës presidenciale me të cilën Bideni i fitoi zgjedhjet.
Republikanët nuk e kishin fituar garën shtetërore në Virxhinia prej vitit 2009. Ajo fitore ishte pasuar me rezultate të mira në zgjedhjet e vitit pasues për Kongres. Demokratët do të humbnin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në kohën kur Bideni ishte zëvendëspresident.
-
Bideni nuk e konsideron veten fajtor për humbjen në bastionet e demokratëve
-
Bideni i bindur se do ta mposhte sërish Trumpin
-
Biden: Vullneti i popullit ngadhënjen gjithnjë
-
Bideni pas thirrjeve për tërheqje nga gara: Po kandidoj dhe do të fitoj
-
Bideni me fitore bindëse në garën e Demokratëve në Karolinën e Jugut