Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po bëjnë plane për një takim të mundshëm mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, siç njofton gazeta Wall Street Journal.
Artikulli që citon një zyrtar të lartë të Administratës, thotë se ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman ka ardhur në Washington për të ndihmuar për planifikimin e takimit, shkruan VOA.
Persona të afërt me planet thanë se synimi i takimit do të jetë të diskutohen mospajtime që kanë ekzistuar prej kohësh mes dy vendeve.
Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 me qëllim që të rriste shanset për fitore të kandidatit republikan Donald Trump.
Këto përfundime u bënë shkas për procesin hetimor lidhur me kontaktet që kanë pasur punonjës të fushatës së Trumpit me shtetas rusë. Presidenti ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes fushatës së tij dhe rusëve.
-
S’ka plane për takim Trump-Putin së shpejti, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Raportohet se Trumpi ka pauzuar takimin për ta telefonuar Putinin
-
Takimi i shumëpritur Trump - Putin
-
Dalin detaje të reja për takimin historik Trump-Putin në Alaska
-
Takimi Trump-Putin është një “ushtrim dëgjimi” për presidentin, thotë Shtëpia e Bardhë