Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se nuk kanë informata për të konfirmuar apo përgënjeshtruar njoftimet se është vrarë nga një goditje ajrore udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.
Ekspertë të pavarur kanë vënë në pikëpyetje njoftimet që janë përhapur me shpejtësi lidhur me vrasjen e al-Bagdadit, sipas të cilave vrasja u njoftua të shtunën në televizionin shtetëror sirian. Por BBC-ja tha të dielën se nuk kishte pasur njoftime për vrasjen as nga televizioni shtetëror sirian, as nga agjencia siriane e lajmeve, SANA.
Një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes tha për Zërin e Amerikës se kishte marrë pyetje për këtë njoftim por nuk kishte informacion për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar vrasjen e al-Bagdadit.
-
Pentagoni: Nuk mund të konfirmojmë njoftimet për vdekjen e kreut të IS-it
-
Ende s’ka konfirmim për vrasjen e shefit të ISIS-it
-
SHBA-ja thotë se ka vrarë një udhëheqës të ISIS-it në Sirinë Lindore
-
ISIS-i konfirmon vdekjen e Baghdadit, cakton liderin e ri
-
Irani: Vrasja e liderit të ISIS-it, s’është punë e madhe