Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA, jep dorëheqje zv.kryeprokurori Rod Rosenstein

Zëvendësprokurori i përgjithshëm amerikan, Rod Rosenstein, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pak javë pas publikimit të raportit për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane.

Rosenstein, që kishte marrëdhënie jo fort të mira me presidentin Donald Trump, do të largohet zyrtarisht më 11 maj, transmeton KTV.

Në letrën e dorëheqjes ka falënderuar Trumpin, duke ia veçuar mirësjelljen dhe humorin.

Rosenstein pritej të largohej nga posti në muajin mars, kur si prokuror i përgjithshëm u emërua William Barr.