Zëvendësprokurori i Përgjithshëm amerikan, Rod Rosenstein, i cili kishte rol special për të hetuar lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe shtabit zgjedhor të presidentit Donald Trump, ka dalë në mbrojte të rolit të tij në hetim.
Rosenstein, në maj të 2017-s, emëroi prokurorin Robert Mueller për ta hetuar ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale, transmeton KTV.
"Nuk kam premtuar se të gjitha rezultatet e hetimit do të dalin në publik. Sot besoj se kombi ynë është më i sigurt. Zgjedhjet janë më të sigurta dhe sigurisht qytetarët janë më të informuar për operacionet e fshehta të ndikimit të huaj”, tha mes tjerash Rosenstein.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA, jep dorëheqje zv.kryeprokurori Rod Rosenstein
-
Raporti i Muellerit nuk konstaton se Trumpi u përfshi në ndonjë krim, por as nuk e shfajëson atë
-
SHBA-ja thotë se Rusisë iu dhanë të dhënat e sondazheve të fushatës së Trumpit në 2016
-
Mueller do të dëshmojë para Kongresit amerikan më 24 korrik
-
Mueller i shkruan prokurorit Barr: Nuk e publikove thelbin e hetimit tim për ndërhyrjen ruse