Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vrarë liderin e Al-Kaedas në Gadishullin Arabik, ka thënë presidenti Donald Trump.
Qasim al-Raymi i cili e ka udhëhequr këtë grup xhihadist që nga viti 2015, është vrarë nga forcat amerikane në Jemen, thotë Shtëpia e Bardhë, transmeton BBC.
Xhihadisti është i lidhur me një varg sulmesh kundër interesave perëndimore në vitin 2000.
Ai ka marrë përsipër udhëheqjen e grupit pasi paraardhësi i tij është vrarë në një sulm të SHBA-së me dron, transmeton Koha.net.
Al Kaida në Gadishullin Arabik është formuar në vitin 2009 nga dy degë të Al Kaidës në Jemen dhe në Arabinë Saudite, me qëllim të, siç është thënë, rrëzimit të qeverive të mbështetura nga SHBA-ja dhe të eliminimit të ndikimit perëndimor në rajon.
-
SHBA-ja u bën thirrje për kujdes amerikanëve pas vrasjes së liderit të Al-Kaidës
-
SHBA-ja thotë se ka vrarë një udhëheqës të ISIS-it në Sirinë Lindore
-
SHBA-ja vrau një udhëheqës të IS-it që planifikonte sulme në Evropë
-
Talebanët dënojnë vrasjen e udhëheqësit të Al-Qaedas nga SHBA-ja
-
SHBA-ja vret liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri