Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, për përfshirjen e saj të dyshuar në helmimin me agjent toksik të një ish-agjenti rus, dhe të vajzës së tij, vitin e kaluar në qytetin Sallsbëri të Anglisë.
Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë helmuar me agjentin Noviçok në mars të vitit të kaluar. Të dy ata i kanë mbijetuar sulmit.
Moska thotë se sanksionet e reja do të dëmtojnë lidhjet bilaterale.
Trumpi e nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 1 gusht duke imponuar një sërë sanksionesh kundër Moskës, siç përcaktohej me Ligjin e Kontrollit të Armëve Kimike dhe Biologjike (CBW).
Si reagim ndaj sanksioneve, zëvendës ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se masa ishte e lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara dhe se "Rusia nuk është befasuar" nga veprimi i Uashingtonit.
Departamenti i Shtetit, në gusht të vitit 2018 vendosi një rund të parë të sanksioneve, duke thënë se Rusia ka shkelur Aktin e CBW-së të vitit 1991.
Edhe
Trump nënshkruan ligjin për sanksionet ndaj Rusisë - i jep atij më shumë kompetenca për tarifa
Ligji i vitit 1991 kërkon që presidenti të vendosë një rund të dytë të sanksioneve, kur ai nuk mund të përcaktojë, nëse vendi në fjalë ka ndaluar përdorimin e armëve kimike, brenda tre muajve.
Moska e mohon fuqimisht se qëndron pas helmimit, i cili kishte përkeqësuar lidhjet e tensionuara midis Rusisë dhe Perëndimit.
-
SHBA-ja sanksionon kompanitë gjigante ruse të naftës: Moska ta pranojë armëpushimin
-
Trump ushtron presion mbi shtetet e NATO-s për të ndaluar blerjen e naftës ruse
-
Trumpi i gatshëm të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë
-
Trumpi kërcënon përsëri Rusinë me sanksione, vendos afat të ri prej 2 javësh