Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sinjalizuar të dielën se është i gatshëm të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë.
Trump këtë e ka thënë pas sulmit të fundit rus në Ukrainë, ku u godit një ndërtesë qeveritare në Kiev. Të paktën 8 persona kanë mbetur të vdekur në Ukrainë në sulmet e fundit ruse.
Trump është pyetur nga një gazetar, derisa po largohej nga Shtëpia e bardhë, nëse është i gatshëm të kalonte në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë.
“Po, jam”, u përgjigj shkurt Trumpi, transmeton agjencia “Reuters”.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
-
Trumpi kërcënon përsëri Rusinë me sanksione, vendos afat të ri prej 2 javësh
-
Trump: Perspektiva e paqes mes Ukrainës e Rusisë do të dihet brenda dy javësh
-
Trump: Putini do që të arrijë marrëveshje në Ukrainë
-
Trump: Ukraina dhe Rusia duhet të heqin dorë nga disa territore