Uashingtoni ka vendosur të ndalojë hyrjen në SHBA të kryeministrit të Çeçenisë, Muslim Khuchiyev.
Njoftimi u bë i ditur në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Aty thuhet se ndalim-hyrja për Khuchiyev është zbatuar sipas një ligji që përcakton sanksione kur ka "informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut".
"Departamenti ka informacion të besueshëm se Khuchiyev ishte i përfshirë në akte të torturës," tha deklarata, transmeton rel.
Edhe gruaja e Khuchijev, Sapiyat Shabazova, gjithashtu u sanksionua.
Departamenti i Shtetit tha se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kohët e fundit arriti në përfundimin se qeveria çeçene ka bërë "shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut". OSBE i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të mbajë zyrtarët çeçen në përgjegjësi, përfshirë kryeministrin Khuchijev.
-
SHBA-ja ua ndalon hyrjen pesë evropianëve, mes tyre një ish-komisioner
-
Trumpi ndalon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera
-
Sllovenia ia ndalon hyrjen Dodikut
-
SHBA-ja ia bllokon pjesëmarrjen në sesionin e OKB-së liderit palestinez
-
SHBA-ja mund të ndalojë hyrjen edhe për qytetarët e 36 vendeve të tjera