SHBA-ja ka kryer një raund të katërt të sulmeve mbi grupin e mbështetur nga Irani, Houthi, në Jemen, kanë thënë zyrtarë të Pentagonit.
Diku 14 raketa të rebelëve, që SHBA-ja ka thënë se mund të kenë qenë për qëllim sulmi, qenë cak i forcave amerikane.
Caqet e Houthit u goditën nga raketat Tomahawk të marinës amerikane, raportoi BBC.
Sulmet erdhën pasi SHBA-ja i riktheu rebelët Houthi në listën e grupeve terroriste.
Houthi nisi sulme ndaj anijeve tregtare në nëntor, duke thënë se po i përgjigjej operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza. Që atëherë, grupi lëshoi dhjetëra sulme ndaj anijeve që kalonin nëpërmes Detit të Kuq.
Si përgjigje, SHBA-ja dhe Britania lëshuan një valë sulmesh ajrore ndaj dhjetërave caqeve Houthi më 11 janar. Sulmet – e mbështetura nga Australia, Bahrejni, Holanda dhe Kanada – filluan pasi forcat Houthi injoruan ultimatumin për ndalimin e sulmeve në rajon.
-
SHBA-ja nis sulme të reja ndaj militantëve Houthi në Jemen
-
Izraeli pretendon se ka kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni
-
Izraeli nis sulme ajrore ndaj Houthive në Jemen
-
Mbretëria e Bashkuar i bashkohet SHBA-së në fushatën kundër grupit Houthi në Jemen
-
Sulmet e SHBA-së ndaj rebelëve Houthi lënë të vdekur 74 persona në Jemen