Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja u ofron strehim të përkohshëm qytetarëve të Hong-Kongut, pas shtypjes kineze

Presidenti Joe Biden u ka ofruar strehim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarëve të Hong-Kongut, në kundërpërgjigje ndaj masave të Pekinit kundër demokracisë në territorin kinez. Bideni ka udhëzuar Departamentin e Sigurisë së Brendshme që ta zbatojë lejen e qëndrimit prej më se 18 muajsh për qytetarët e Hong-Kongut në SHBA, duke i përmendur sulmet ndaj autonomisë së qytetit nga autoritetet kineze.

Nuk dihet ende se sa persona mund t’i përfshijë kjo masë, porse besohet që prej saj do të mund të përfitojnë pjesa më e madhe e qytetarëve që veçse janë në Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se masa tregon qartë se SHBA-ja nuk do të qëndrojë duarkryq karshi veprimeve kineze që përbëjnë shkelje të premtimeve dhënë Hong-Kongut dhe komunitetit ndërkombëtar.

Është ky njëri prej veprimeve të shumta të Bidenit të ndërmarra për ta adresuar minimin e sundimit të ligjit në ish-koloninë britanike, e cila i është kthyer Pekinit në vitin 1997.