Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka thënë se civilët në Rripin e Gazës janë të ekspozuar dhe të pambrojtur ndaj sulmeve izraelite, duke bërë thirrje që të bëhen përpjekje “të besueshme” për t’i mbrojtur.
Në një reagim publik, Biden është shprehur se civilët e Gazës duhet të dërgohen në vendstrehim, pas sulmit izraelit në Rafah që i la të vdekur mbi 50 persona.
Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar trupat të përgatiteshin për të zgjeruar operacionin tokësor në Rafah.
Ai ishte zotuar ta mposhte grupin e Hamasit që qëndron i armatosur në qytet.
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka thënë se secili sulm “do të ishte i tmerrshme dhe shumë civilë do të mund të vriteshin”.
Edhe
Të paktën 10 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
Më tepër se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Rripin e Gazës tashmë janë mbledhur në qytetin në kufi me Egjipin.
Shumë të tjerë janë zhvendosur në tenda dhe strehimore të improvizuara, në kushte të mjerueshme pa ujë të mjaftueshëm dhe pa ushqim.
-
Izraeli s’e dëgjon SHBA-në, u bën thirrje palestinezëve të largohen nga Rafahu
-
Biden: Do të ndalojmë dërgimin e disa armëve nëse Izraeli pushton Rafahun
-
Izraeli e njofton SHBA-në me planin për evakuim të palestinezëve para një sulmi në Rafah
-
Bideni bisedon me Netanyahun ndërsa po shtohet presioni ndaj Izraelit për Rafahun