Një kërcënim për jetën e Donald Trumpit nga Irani nxiti ngritjen e sigurisë disa ditë para tubimit të së shtunës, por nuk ishte i lidhur me atentatin mbi të, kanë thënë dy zyrtarë amerikanë.
Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Adrienne Watson, ka thënë se zyrtarët kanë qenë duke ndjekur kërcënimet iraniane kundër zyrtarëve të administratës Trump për vite. Trumpi urdhëroi vrasjen e Qassem Soleimanit më 2020, i cili udhëhiqte Forcat Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
“Këto kërcënime ngriten nga dëshira e Iranit për hakmarrje për vrasjen e Qassem Soleimanit. Ne e konsiderojmë këtë çështje të prioritetit të lartë për sigurinë kombëtare ”, ka thënë ajo.
Shërbimi Sekret i SHBA-së ishte vënë në dijeni për kërcënimin e fundit, duke bërë që të ngrihej niveli i sigurisë.
Megjithatë, paralajmërimet nuk e parandaluan sulmin e së shtunës në tubimin e Trumpit ku një 20-vjeçar shtiu me armë duke e lënë ish-presidentin të plagosur në vesh dhe duke vrarë një person.
Watson ka theksuar se nuk ka ndonjë lidhje të identifikuar mes sulmuesit dhe ndonjë bashkëpunëtori tjetër të huaj, raportoi AP.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një iraniani për komplot për vrasjen e Trumpit
-
Trumpi kërkon aeroplan ushtarak dhe rritje të mbrojtjes pas kërcënimeve nga Irani
-
Trumpi është informuar se Irani po synon ta vrasë
-
Pakistanezi me lidhje me Iranin akuzohet se komplotoi vrasje politike në SHBA, përfshirë Trumpin
-
Irani mohon akuzat se bëri komplote për vrasjen e Trumpit