Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Centcom) ka njoftuar se ka ndaluar një anije iraniane të mallrave që kishte tentuar të mos e respektonte bllokadën e të gjitha porteve iraniane. SHBA-ja ka vendosur një bllokadë për hyrje dhe dalje të anijeve nga portet iraniane, raporton BBC.
Centcom tha se anija u ndalua të martën pasi ishte nisur nga qyteti bregdetar iranian Bandar Abbas dhe po dilte nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTha se shkatërruesi USS Spruance me sukses e ka kthyer anijen e mallrave për në Iran.
Centcom ka shtuar se dhjetë anije janë kthyer në Iran dhe asnjëra nuk e ka shkelur bllokadën që ka hyrë në fuqi të hënën.