SHBA-ja thotë se Ushtria e Kinës është prapa një programi të gjerë të spiunazhit nëpërmjet ajrit, që ka shënjestruar mbi 40 shtete në pesë kontinente. Spiunazhi është bërë nëpërmjet balonave, të ngjashme me atë që u rrëzua nga SHBA-ja fundjavën e kaluar, raporton agjencia AP.
Qeveria e SHBA-së thotë se kjo “flotë e balonave po përdoret për spiunazh, duke marrë sinjale komunikimi dhe informata tjera sensitive nga shënjestrat nëpër botë”.
Deklaratat e zyrtarit të Departamentit të Shtetit ka ofruar më së tepërmi detaje deri më sot të cilat lidhin Ushtrinë e Kinës me balonën që u fut në hapësirën ajrore të SHBA-së.
Kina ka mohuar se është prapa këtyre balonave. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, ka insistuar se balona në fjalë ishte një “balonë civile meteorologjike” dhe se SHBA-ja ekzagjeroi.
-
Balona spiun i dërgonte Kinës të dhëna në kohë reale, thuhet në raport
-
“Selfie” kap momentin kur piloti amerikan fluturoi mbi “balonën spiune” kineze
-
Japonia u spiunua për 4 vjet nga Kina
-
Japonia beson se është “pushtuar” nga balonat spiune kineze vitet e fundit
-
SHBA-ja beson se 3 objekte që i rrëzoi mund të kenë qenë të entiteteve komerciale apo hulumtuese