Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonia u spiunua për 4 vjet nga Kina

Ministria japoneze e Mbrojtjes ka njoftuar se së paku tri balona janë vërejtur mbi Japoni që prej vitit 2019 – një në jugperëndim dhe dy të tjera në veri të vendit. Autoritetet japoneze besojnë se janë balona spiune të Kinës.

Qeveria japoneze ka protestuar ndaj Pekinit, teksa ka kërkuar sqarime nga shteti kinez. Mediat japoneze kanë publikuar pamjet në të cilat shihet balona duke fluturuar mbi prefekturën e Miyagit në vitin 2020. Deputetët seniorë të Japonisë janë duke menduar të rishikojnë Ligjin për vetëmbrojtje që kufizon përdorimin e armëve vetëm në raste emergjente.

Kjo do të thotë se Japonia në të ardhmen mund t’i shpërthejë këto balona mbi hapësirën e saj ajrore. Javë më parë, një balonë e tillë ka fluturuar pothuajse mbi gjithë territorin amerikan.

Me vendim të presidentit Joe Biden, SHBA-ja ka rrëzuar balonën teksa autoritetet amerikane janë shprehur të bindur se Kina për një kohë të gjatë po spiunonte bazat ushtarake.

Artikuj të ngjashëm