Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka indikacione se tri objektet fluturuese të cilat u rrëzuan gjatë javës së kaluar nga Ushtria Amerikane ishin të lidhura me programin e spiunazhit të Kinës, raporton BBC.
“Objektet mund të kenë qenë të lidhura me entitete komerciale apo hulumtuese dhe kështu i bie beninje”, ka thënë zëdhënësi John Kirby.
SHBA-ja dhe Kanadaja zyrtarisht nuk ka pikasur rrënojat e ndonjërit prej tri mjeteve fluturuese të rrëzuara.
Pekin ka akuzuar SHBA-në për reagim të ekzagjeruar.
Kina ka mohuar se një nga balonat e saj, që u shkatërrua nga një aeroplan ushtarak i SHBA-së më herët këtë muaj në Karolinë të Jugut, ishte duke u përdorur për spiunazh. Tha se ishte thjeshtë balonë meteorologjike që doli nga kursi.
Në konferencë për media të martën, Kirby ka thënë se është e vështirë të determinohet qëllimi apo origjina e tri objekteve tjera të shkatërruara mbi Alaskë, Kanada dhe Michigan, derisa të mos gjenden mbetjet e të analizohen ato.
“Nuk kemi parë asnjë indikacion apo ndonjë gjë që na çon te ideja se këto tri objekte ishin pjesë e programit të spiunazhit të Kinës”, ka thënë Kirby.
Një shpjegim që po konsiderohet nga inteligjenca e SHBA-së, siç thotë Kirby, është se “këto balona mund thjeshtë të kenë qenë të lidhura me entitete komerciale apo të hulumtimit, që i bie beninje”.