Balona kineze që fluturoi mbi SHBA-në më herët këtë vit, arriti të mblidhte të dhëna nga bazat ushtarake me ditë të tëra, para se ajo të rrëzohej, raporton “NBC News”.
Balona ishte në gjendje t’i dërgonte në kohë reale të dhëna Pekinit, kanë thënë disa zyrtarë amerikanë.
Balona ka kapur sinjale elektronike, e nuk ka bërë foto, thuhet nga zyrtarët.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar raportin.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se kanë arritur të kufizojnë aftësinë e balonës për të marrë të dhëna ndërsa arriti të fluturonte mbi vend.
Të hënën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit ka thënë se FBI-ja ende po ekzaminon mbetjet e balonës.
Edhe
Kina me ndihmën e marinsave spiunoi SHBA-në
“E dimë se balona ishte duke u manovruar dhe qëllimshëm ishte dërguar në atë destinacion. Ne jemi ende duke vlerësuar se çfarë ishte inteligjenca që Kina ka mundur të marrë”, tha Sabrina Singh.
Autoritetet amerikanë përcollën balonën mbi Alaska dhe Kanada, para se të rifutej në hapësirën ajrore amerikane në fillim të shkurtit.
Balona u rrëzua në afërsi të Karolinës së Jugut më 4 shkurt.