Botë

Kina kërkon “hetim të plotë” për balonat e lëshuara nga SHBA-ja

Kina i ka përsëritur pretendimet se SHBA-ja ka lëshuar balona mbi hapësirën e saj ajrore “pa autorizim” vitin e kaluar dhe kërkoi një “hetim të plotë” të situatës.

Balonat “fluturuan ilegalisht mbi hapësirën ajrore të Kinës dhe vendeve të tjera më shumë se dhjetë herë të paktën pa autorizimin e autoriteteve përkatëse” që nga maji i vitit të kaluar, ka theksuar një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Vërejtja erdhi një ditë pasi zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby e mohoi pretendimin, duke thënë se SHBA-ja “nuk po lëshon balona vëzhgimi mbi Kinë”.

Në fillim të këtij muaji, SHBA-të rrëzuan një balonë të dyshimtë kineze në brigjet e Karolinës, duke ndezur një krizë të re në marrëdhëniet dypalëshe që janë zhytur në nivelin e tyre më të ulët në dekada dhe kanë shtyrë sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, të anulojë një vizitë të planifikuar në Kinë.