Botë

SHBA-ja tërheq personelin nga bazat e saj në Lindje të Mesme

SHBA ushtria

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tërheqin personelin nga bazat kryesore në Lindje të Mesme si një masë paraprake, duke pasur parasysh tensionet e larta rajonale, ka thënë një zyrtar amerikan për Reuters të mërkurën, duke folur në kushte anonimiteti.

Njoftimi vjen pasi një zyrtar i lartë iranian kishte thënë për Reuters më herët të mërkurën se Teherani zyrtar kishte paralajmëruar fqinjët që strehojnë trupa amerikane se do të godiste bazat amerikane nëse Uashingtoni sulmon.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar Iranin së fundmi se do të merrte masa të forta nëse vendi ekzekuton protestuesit.

Paralajmërimi i Trumpit vjen në kohën kur aktivistët raportojnë për mbi 2,500 të vdekur si pasojë e shtypjes së protestave të cilat kanë nisur në Iran më 28 dhjetor.

Protestat kanë nisur si reagim ndaj inflacionit dhe rënis së vlerës së moedhës rial. Ato janë shndërruar në mbarëkombëtare.