Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndalur sulmet në lokacionet e grupit rebel Houthi në Jemen, edhe një ditë pas nisjes së sulmeve ndaj 30 pozicioneve.
Siç kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë, sulmet megjithatë të premten në mbrëmje (të shtunën sipas kohës në Kosovë) kanë qenë më të lehta se një natë më herët.
SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën bombardimet të enjten në mbrëmje ndaj caqeve të grupit rebel.
Sipas grupit, pesë anëtarë vdiqën nga sulmet, ndërsa ka paralajmëruar se do të përgjigjen ashpër. Por SHBA-ja e kishte njoftuar Houthin para se ta bombardonte, duke vënë në pah synimin që nuk do konflikt të zgjeruar.
Fuqitë perëndimore bombarduan Houthin pasi grupi rebel sulmonte anijet në Detin e Kuq që nga nëntori.
-
68 të vdekur nga një sulm amerikan në një qendër emigrantësh në Jemen
-
Sulmet e SHBA-së ndaj rebelëve Houthi lënë të vdekur 74 persona në Jemen
-
SHBA-ja sulmon sërish Houthit në Jemen, shkon në 53 numri i të vdekurve
-
SHBA-ja lanson një valë të sulmeve ajrore ndaj Houthive, raportohet për të paktën 31 të vdekur
-
16 të vrarë në sulmet ajrore amerikano-britanike kundër rebelëve Houthi në Jemen