Botë

SHBA-ja publikon planin e paqes në Gaza me të cilin ra dakord Netanyahu

AP

 

Pak momente para se Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu të ngjiteshin në skenë për konferencën e përbashkët, Shtetet e Bashkuara publikuan detajet e planit të tyre të propozuar për paqen në Gaza.

Izraeli ka pranuar planin me 20 pika, ndërsa Hamasi nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Sipas propozimit, në fillim do të ndalohen menjëherë operacionet ushtarake, ndërsa “linjat aktuale të betejës” do të mbeten të ngrira në vend.

Në kuadër të planit, Hamasi do të heqë dorë nga armët dhe arsenali i tij ofensiv do të shkatërrohet. Ai do të lironte brenda 72 orëve 20 pengje izraelitë të gjallë dhe trupat e të vrarëve.

Pas lirimit të pengjeve, propozimi parashikon që Izraeli të lirojë qindra të burgosur nga Gaza.

Gjithashtu, plani thotë se sapo të dyja palët të bien dakord, “ndihmat e plota do të dërgohen menjëherë në Rripin e Gazës”.

SHBA-ja parashikon gjithashtu një model të ri qeverisjeje për Gazën, ku një “komitet teknokratik dhe apolitik palestinez” do të udhëheqë përkohësisht, “nën mbikëqyrjen dhe supervizimin e një organi të ri ndërkombëtar tranzicioni, Bordit të Paqes, i cili do të drejtohet nga Trump”.

Sipas planit, Hamasi nuk do të ketë asnjë rol në qeverisje, “as direkt, as indirekt apo në asnjë formë tjetër”.

Pjesa më e madhe e planit fokusohet në një “plan zhvillimi ekonomik” për rindërtimin e Gazës. Po ashtu, parashikohet që “Izraeli nuk do të ushtrojë okupim apo aneksim në Gaza”, ndërsa forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht nga territori.

Plani gjithashtu lë të hapur mundësinë e krijimit eventual të një shteti palestinez.

Lexo përditësimet tjera
Donald trump

Trumpi në konferencë me Netanyahun: Marrëveshja e paqes është “më shumë se afër”

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje paqeje është “më shumë se shumë afër",...