Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar të mërkurën për një projekt prej 553 milionë dollarësh për ta ndërtuar një terminal të kontejnerëve të anijeve në Portin e Colombos të Sri Lankës, teksa konkurron me Kinën në financimin e zhvillimit ndërkombëtar, raporton agjencia “AP”.
Projekti llogaritet se ofron infrastrukturë kritike për shtetin e Azisë Jugore me potencialin për ta “transformuar Colombon në një qendër logjistike të klasës botërore në kryqëzimin e rrugëve kryesore të transportit detar dhe tregjeve në zhvillim”, sipas Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC).
Huaja e DFC-së prej 553 milionë dollarëve “do të rrisë kapacitetet e Sri Lankës dhe do të krijojë prosperitet më të madh”, tha shefi ekzekutiv i DFC-së, Scott Nathan.
Njoftimi vjen gjersa Sri Lanka po përpiqet të rikuperohet nga një krizë e rëndë financiare dhe ekonomike. Porti i Colombos ka funksionuar që nga viti 2021 dhe terminali i ri do të kujdeset për ekonomitë në rritje në Gjirin e Bengalit, ka bërë të ditur DFC.
-
SHBA-ja paralajmëron 100 milionë dollarë shtesë ndihmë për t’iu përgjigjur konfliktit të Sudanit
-
Australia gati të bëhet me flotë nëndetësesh me energji bërthamore
-
15.000 të dyshuar për lëndë narkotike arrestohen në Sri-Lanka
-
Përleshje në një burg në Sri Lanka, dhjetëra të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
-
Numri i viktimave nga përmbytjet në Sri Lanka dhe Indonezi ka shkuar mbi 1 mijë