Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

15.000 të dyshuar për lëndë narkotike arrestohen në Sri-Lanka

Policia në Sri-Lanka thotë se ka arrestuar pothuajse 15,000 njerëz gjatë një hetimi njëjavor kundër trafikantëve të drogës në të gjithë vendin.

Ata thonë se operacioni çoi në sekuestrimin e pothuajse 440 kg të llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike, përfshirë heroinë.

Mediat lokale treguan pamjet e oficerëve duke përdorur qen gërmues për të kontrolluar shtëpitë në Colombo dhe vende të tjera.

Aktivistët e të drejtave thanë se bastisjet ishin të paligjshme pasi ato u kryen pa urdhër kontrolli.

Zyrtarët thonë se gjithsej 13,666 të dyshuar u arrestuan gjatë operacionit dhe se 1,097 të varur janë dërguar në një qendër rehabilitimi të drejtuar nga ushtria.

Gjithashtu janë sekuestruar automjete dhe prona që i përkasin kriminelëve të dyshuar.

Aktivistët kanë thënë se bastisjet kishin në shënjestër lagjet e paprivilegjuara.

Edhe Arrestohen 525 trafikantë të drogës në Turqi Botë Arrestohen 525 trafikantë të drogës në Turqi

Sipas ekspertëve, trafikantët po përdorin Sri-Lankën si qendër dhe droga që kalon nëpër vend – përfshirë heroinën, hashashin dhe kanabisin – po krijon probleme serioze.

Zyrtarët thonë se kërkimet janë ndërprerë për Krishtlindje, por do të rifillojnë javën e ardhshme.

Transporti më i madh i drogës në Sri Lanka për nga pesha ishte në dhjetor 2016, kur policia sekuestroi 800 kg kokainë.