Shtëpia e Bardhë i ka thënë Kongresit se dëshiron të dërgojë armatim në vlerë mbi 1 miliard dollarë në Izrael, përkundër presionit mbi ofensivën e Izraelit në Rafah.
Pako e armatimit do të përfshinte predha, autoblinda dhe po ashtu municion për tanke, raporton agjencia “Reuters”. Plani duhet të aprovohet nga Kongresi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJavën e kaluar presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se do t'i ndalojë dërgesat e armëve nëse Izraeli nis ofensivën e madhe në Rafah.
Të martën, tanket izraelite kanë depërtuar më thellë në zonat e banuar në qytetin Rafah që gjendet në jug të Gazës. Biden javën e kaluar tha se ka ndaluar dërgimin e 900 kilogramë bomba në Izrael nga frika se ato mund të përdoren ne operacionin tokësor.
I pyetur nga CNN lidhur me vendimin, Biden tha: “Civilët janë vrarë në Gaza si pasojë e atyre bombave”.
Pakoja që po dërgohet në Kongres është e para që kur administrata Biden ndaloi dërgimin e armëve në Izrael javën e kaluar. Në pako do të përfshihen 700 milionë dollarë municion për tanke, 500 milionë dollarë automjete taktike të blinduara dhe 60 milionë dollarë predha, ka thënë agjencia “AP”.