Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja nuk sheh një sulm të afërt në Odessa

Zyrtarët e Pentagonit kanë informuar gazetarët mbi vlerësimin e fundit të inteligjencës amerikane për konfliktin.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se SHBA-ja nuk beson se një operacion amfib rus që synon marrjen e qytetit të Odesës në Detin e Zi është i pashmangshëm.

Më herët presidenti Zelensky paralajmëroi se forcat ruse po përgatiteshin të bombardonin Odesën, e cila është afër kufirit moldav dhe rajonit separatist moldav të Transnistrisë, të mbështetur nga Rusia.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes tha gjithashtu se SHBA-ja ka vëzhguar vetëm ndryshime 'të kufizuara' në terren në Ukrainë gjatë ditës së kaluar, me përpjekjet ruse në Kiev, Kharkiv dhe Chernihiv të kontestuara ashpër nga Ukraina.

Një autokolonë ruse prej 65 km pranë Kievit mbetet e bllokuar dhe hapësira ajrore mbi Ukrainë mbetet e kontestuar pavarësisht humbjeve të avionëve nga të dyja palët.

Edhe Rusia vret tetë persona në Odesa, ndërsa SHBA-ja pret zhvillimin e bisedimeve për paqe Botë Rusia vret tetë persona në Odesa, ndërsa SHBA-ja pret zhvillimin e bisedimeve për paqe

SHBA vlerëson se 600 lëshime të raketave ruse të llojeve të ndryshme kanë ndodhur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tha zyrtari.

Pentagoni beson se afërsisht 95% e forcave ruse që kishte grumbulluar pranë kufirit të Ukrainës tani janë angazhuar në ofensivë dhe janë vendosur në Ukrainë.