Shtetet e Bashkuara do të financojnë projekte që do të përfshijnë edhe vendosjen e pajisjeve të vëzhgimit dhe monitorimit, me qëllim që të forcohen kufijtë që Ukraina ndan me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Ky njoftim i bërë të martën nga Shërbimi Kufitar ukrainas, vjen në kohën e rritjes së tensioneve me Moskën, që ka grumbulluar mijëra trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKievi e akuzon Moskën se grumbullimi i trupave po bëhet me qëllim që Rusia të përgatitet të kryejë ndonjë ofensivë ndaj Ukrainës.
Rusia mohon se po planifikon që të kryejë ndonjë sulm dhe akuzon Ukrainën dhe SHBA-në për sjellje destabilizuese. Moska po ashtu po kërkon garanci të sigurisë kundër zgjerimit të NATO-s nga lindja.
Sipas Shërbimit Kufitar ukrainas, SHBA-ja do të financojë projekte në vlerë prej 20 milionë dollarësh, ku përfshihen blerja e sistemeve të regjistrimit dhe dronë, por edhe pajisje të tjera mbrojtëse për rojet kufitare.
Ukraina, që aspiron që një ditë t’i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike (NATO), që prej vitit 2018 ka pranuar një sërë donacionesh nga SHBA-ja, përfshirë municion dhe raketa të tipit Javelin, lëvizje që janë kritikuar nga Moska. /Rel