Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Merrick Garland, ka konfirmuar të enjten se agjentët federalë kanë kontrolluar pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, për të hetuar nëse ai fshiu ilegalisht të dhënat nga Shtëpia e Bardhë derisa po largohej nga detyra, shkroi të enjten Reuters.
Garland, zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në vend, ka thënë se ai kishte miratuar personalisht vendimin për të kontrolluar shtëpinë e Trumpit.
Ai shtoi se Departamenti i Drejtësisë i kishte kërkuar një gjykate të zhbllokonte një urdhër kërkimi të paraqitur si pjesë e hetimit për shkak të interesit të konsiderueshëm publik, pasi vetë Trumpi njoftoi kërkimin në një deklaratë të hënën mbrëma.
Departamenti i Drejtësisë i Garlandit është përballur me kritika të ashpra dhe kërcënime në internet këtë javë pas kërkimit.
Mbështetësit e Trumpit dhe disa nga kolegët e tij republikanë në Uashington, kanë akuzuar demokratët se kanë armatosur burokracinë federale.
-
Trumpi po mendon t’i lejojë hetuesit federalë të kontrollojnë sërish Mar-a-Lagon
-
Zyrtarët e Drejtësisë: Trump me shumë gjasë ka fshehur dokumente sekrete në pronën e tij
-
Trumpi padit Departamentin e Drejtësisë për bastisjen në shtëpinë e tij
-
FBI-ja paralajmëron për rritje të kërcënimeve pas bastisjes së shtëpisë së Trumpit
-
FBI-ja mori dy dosje sekrete nga prona e Donald Trumpit në Florida