Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja i reagon Putinit pasi i vendosi forcat bërthamore në gatishmëri

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti të papranueshme lëvizjen e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të vendosur forcat bërthamore në gatishmëri.

"Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t'i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme," tha ajo në intervistë për “CBS News”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë e tij që forcat e parandalimit bërthamor të vendosen në gatishmëri të lartë në reagim ndaj “deklaratave agresive” të shteteve të NATO-s siç tha ai.